Mandarinat e Konispolit/ Fermerët: Prodhimi nuk po shitet, u dëmtua nga breshëri vitin e kaluar

schedule16:10 - 28 Janar, 2024

schedule 16:10 - 28 Janar, 2024

Breshëri i vjeshtës së vitit të shkuar shkaktoi dëme të konsiderueshme në pemtarinë e mandarinës në Mursi të Konispolit.

Pasojat e breshërit fermerëve po u përkthehen në produkt të dëmtuar dhe shitje me çmim shumë të ulët.

Ata thonë se 1 kg mandarinë po e shesin me 30 lekë duke mos justifikuar as shërbimin që duan pemët gjatë gjithë vitit.

Fermerët e Mursisë, fshatit që eksporton më shumë mandarina në vend për herë të pare në vitet e fundit po përballen me vështirësi në shitjen e produktit./abcnews.al