Inceneratori I Tiranës/ Apeli i GJKKO kthen në burg Pëllumb Abeshin, nuk ndryshon masa për 7 të tjerët

schedule12:28 - 27 Janar, 2024

schedule 12:28 - 27 Janar, 2024

Apeli i GJKKO pranon ankimin e SPAK duke vendosur rikthimin në qeli të Pëllumb Abeshit, lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Kujtojmë se Abeshi u lirua nga GJKKO më 10 janar të këtij viti, pas kërkesës së bërë prej tij për shuarjen e kësaj mase sigurie

Ndërkohë për zyrtarët e tjerë, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Silena Tola, Alba Thoma, Sidita Kopliku mes të cilëve edhe ish-ministri Lefter Koka, janë lënë në fuqi masat e dhëna nga shkalla e parë.

Në gusht të viti te kaluar, gjykata e posacme vuri nën sekuestro inceneratorin e Tiranës në kuadër të hetimeve të nisura prej vitit 2020.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim Alba Thoma, B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023

të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:

-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238

te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.

  1. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.