Shkëlqeu kundër Genkut, statistika super për “motorin” e Liverpool-it

schedule10:56 - 24 Tetor, 2019

schedule 10:56 - 24 Tetor, 2019

Liverpool nuk hasi probleme në transfertën belge kundër Genkut. Kampionët në fuqi të Champions League fituan 1-4. Oxlade-Chamberlain (dygolësh), Salah dhe Mane ishin autorët e golave, por më i miri në fushë ishte një mesfushor.

Naby Keita e nisi si titullar (nuk ndodhte që prej ndeshjes së kupës në shtator kundër MK Dons) dhe e përfundoi i tillë duelin e mbrëmjes së kaluar. 24-vjeçari nga Guinea ishte në formë të shkëlqyer, dominoi në çdo aspekt dhe statistikat e konfirmojnë një fakt të tillë.

Oxlade-Chamberlain duke festuar me Keita

Keita regjistroi numrin më të madh të pasimeve të sakta, duke numëruar plot 108 të tilla në fund të ndeshjes. Mesfushori u tregua fantastik edhe në ndërhyrje dhe rikuperimin e topit, teksa ia doli të realizonte edhe 3 driblime nga 4 të provuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!