Një gjykatë në Moskë zgjati me dy muaj, deri më 30 mars, paraburgimin e Evan Gershkovich, gazetarit amerikan të Ëall Street Journal, i cili u arrestua në fund të marsit 2023 në Rusi me dyshimin për “spiunazh”.
“Periudha e paraburgimit të Evan Gerskovich është zgjatur me dy muaj deri më 30 mars 2024,” tha shërbimi për shtyp i gjykatës Lefortovsky në një deklaratë të postuar në Telegram.
‼️???? The Lefortovo Court in #Moscow extended the detention of The Wall Street Journal journalist, U.S. citizen Evan Gershkovich, until the end of March.
He was detained last year on charges of espionage.
This information was provided by the court's press service. #USA pic.twitter.com/Alv1sARHxZ
— Maimunka News (@MaimunkaNews) January 26, 2024
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykata publikoi një video në të cilën shihet gazetari 32-vjeçar teksa dëgjon vendimin e shpallur nga një gjyqtar.
Gazetari i Wall Street Journal, i cili gjithashtu ka punuar më parë për AFP në Moskë, u arrestua nga shërbimet ruse të sigurisë FSB ndërsa raportonte në Yekaterinburg, Urals, në mars 2023.
Ai akuzohet për spiunazh, krim për të cilin mund të dënohet me 20 vjet burg, por ai e ka hedhur poshtë akuzën, ashtu si SHBA-ja, familja dhe njerëzit përreth tij.
Rusia nuk i ka vërtetuar këto akuza dhe as nuk ka nxjerrë publikisht ndonjë provë dhe i gjithë procesi është klasifikuar si sekret.
/abcnews.al