Luftime të ashpra në Khan Yunis, civilët të dëshpëruar për t’u larguar

schedule09:18 - 26 Janar, 2024

schedule 09:18 - 26 Janar, 2024

Khan Yunis mbetet ende skena e luftimeve të ashpra, të cilat kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të ikin, ndërsa sytë janë kthyer nga Haga në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila brenda ditës mund të urdhërojë Izraelin të ndalojë sulmet e tij në Gaza.

Në orët e fundit, komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për popullatën civile në pjesën jugore të Rripit të Gazës, mbi të gjitha në Khan Yunis, ku forcat izraelite sulmuan strehimoren e OKB-së.

13 persona u vranë dhe 56 të tjerë u plagosë, 21 prej të cilëve në gjendje kritike.

Pas SHBA-së, Franca i “dënoi” sulmet vdekjeprurëse, ndërsa i bëri thirrje Izraelit i cili shmangu fajësimin e tyre në mënyrë eksplicite që t’i bindet ligjit ndërkombëtar. Ndërsa diplomacia gjermane tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për “situatën e dëshpëruar” me të cilën po përballen civilët në Khan Yunis.

“Ne u përpoqëm të largoheshim, por kur pashë jashtë, pashë tanke që po vinin, si mund të largoheshim?’, than j ëcivil palestinez.

“Nuk na dhanë asnjë shans të largoheshim. Ata thanë se ishte një vend i sigurt, por në fund na bombarduan brenda një objekti të OKB-së”, shtoi ai.

Sipas një gazetari të AFP-së, ditën e djeshme ka pasur bombardime të pandërprera në Khan Yunis, ku sipas ushtrisë izraelite, udhëheqja e Hamasit fshihet në enklavë.

Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet dhe fatkeqësitë janë një dukuri e përditshme, Afrika e Jugut muajin e kaluar apeloi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të OKB-së në Hagë në një rast urgjent, duke argumentuar se Izraeli po shkel Konventën e OKB-së.

Gjykata e lartë e OKB-së pritet të shpallë vendimin e saj pas mesditës për masat emergjente të kërkuara për të mbrojtur palestinezët në Rripin e Gazës. Megjithatë, edhe pse vendimet e saj janë ligjërisht të detyrueshme, GJND-ja nuk ka mjete në dispozicion për të detyruar zbatimin e tyre.

Hamasi siguroi se do të respektojë një armëpushim nëse kërkohet nga gjykata në Hagë, por me kusht që edhe Izraeli të respektojë çdo vendim të tillë.

Qeveria izraelite e refuzon dhe e kritikon me zemërim procesin, megjithatë po zhvillon bisedime për një armëpushim të ri të mundshëm me Hamasin, i cili do të lejonte lirimin e pengjeve, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!