Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Chelsea triumfon në fund, Leipzig fiton me përmbysje!

schedule20:56 - 23 Tetor, 2019

schedule 20:56 - 23 Tetor, 2019

Janë mbyllur dy sfidat e para të ditës së sotme në Champions League, që startuan në orën 18:55. Chelsea udhëtoi drejt Holandës, për të përplasur brirët me Ajaxin. Kjo sfidë, ishte shumë e luftuar dhe shumë e barabartë, me diferencën e vetme që ishte ai gol i Mitchy Batshuayi në minutën e 86-të. Sulmuesi belg, i ardhur nga stoli, mposhtir portierin Onana, për t’i dhënë tri pikët e plota Bluve të Londrës.

Në takimin tjetër me Leipzig dhe Zenit, u luajtën dy pjesë të ndryshme. Në të parën, miqtë nga Rusia bënë një ndeshje të madhe, madje kaluan dhe në avantazh me anë të Rakitsky (25′). Megjithatë, në pjesën e dytë, Leipzig tregoi potencialin e plotë.

Që në minutën e katërt të fraksionit të dytë, Laimer barazoi gjithçka, falë një aksioni perfekt të ndërtuar nga ekipi gjerman. Dhjetë minuta më vonë, Sabitzer do të kalonte në avantazh Leipzigun, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-1./abcnews.al

Champions League

Ajax – Chelsea  0-1
Batshuayi 86′

Leipzig – Zenit  2-1
Laimer 49′, Sabitzer 59′ / Rakitsky 25′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!