Adelina Mula, vajza e artistit të mirënjohur, Avni Mula ka botuar volumin e parë të romancave të babait të saj.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka folur lidhur me këtë botim, si arriti të gjente rastësisht romancat e të atit dhe deri te botimi.
Sakaq, Adelina ka theksuar se ka pasur shumë emocion shumë të madh.
“Unë kam pasur shumë emocion, jo vetëm te ‘Agimet shqiptare’, sidomos kur gjeta romancat. Sidomos kur gjen një bagazh që ti nuk e ke menduar se ekziston të krijohet një emocion shumë i madh.
Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë mbledhje aritmetike se sa romanca ka shkruar babi, mbase mund të jenë dhe më shumë. Unë kam gjetur tani 26, por në përgjithësi romancat shqiptare nuk janë botuar. Romancat shqiptare kanë qene në dorëshkrime, diku e fotokopjuar, diku me gabime që janë luajtur nëpër shkollë. Unë në fakt po kërkoja tjetër gjë, ishim duke kërkuar “Karnavalet” për të gjetur gjërat e Karnavaleve që janë hequr, me që do të riviheshin, ne menduam se çfarë ka në bibliotekën e babit. Duke kërkuar në bibliotekën, gjej një romancë, pastaj një tjetër. Jo të gjitha janë të mbaruara. Kur u bën 26, atëherë vendosa të bëj një libër.
Romanca e parë është në vitin ’61 dhe e fundit në vitin 2003”, u shpreh Adelina./abcnews.al