Ferdinand Xhaferri habiti jo pak kur u shfaq online në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku mazhoranca po diskutonte amnistinë penale.
Bashkimi i tij dhe i Monika Kryemadhi në këtë mbledhje ku flitej për burgjet, ishte një detaj i rëndësishëm për PS-në e cila kërkon aleatë për të krijuar 84 vota.
Dhe Xhaferraj sqaroi se pse po merrte pjesë në atë mbledhje, bile edhe sesi do ti jepte voten ligjit.
ajo që nuk tha deputeti që është ndarë nga Basha për të ndenjur me Bardhi, ishte përmbajtja e këtij amendamenti.
Dokumenti i siguruar nga ABC News, synon zgjerimin e kategorisë që përfshihen nga amnistia.
“Pushohen të gjitha çështjet penale të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat e apelit, për veprat penale të kryera deri në datë 30.06.2023 për të cilat gjykatat e shkallëve të para kanë dhënë dënim me burgim deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë”./abcnews.al