Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dritan Hoti, i ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, komentoi zhvillimet më të fundit politike në SHBA, ku u tërhoq nga gara për zgjedhjet presidenciale republikane Ron DeSantis, i njohur si një nga kundërshtarët e hershëm të ish presidentit Donald Trump.
Ai theksoi se Trump do të lejohet nga Gjykata e Lartë për të kandiduar por shtoi se ecuria e procesve gjyqësore që lidhen me dokumentet e deklasifikuara apo sulmi e 6 Janarit në Kapitol do të ketë një impakt moral tek votuesit. Ai tha se Trump ka shkaktuar ankth në Evropë me deklaratat e tij.
“Gjykoj se do ta lejojnë të kandidojë por ecuritë e proceseve që lidhen me marrjen e dokumenteve të deklasifikuara, ndërhyrjen në kapitol të 6 Janarit dhe probleme të tjera do të kenë impakt moral për zgjedhjen e presidentit. Nëse jo do të tregojë një zhvendosje të shoqërisë amerikane dhe do të përbëjë një habi si rezultat. E dyta, për herë të parë në SHBA, një kandidat ka bërë të ditur se do të revizionojë qëndrimet amerikane dhe kjo ka provokuar një ankth tek aleatët evropianë.”, u shpreh pedagogu.
I pyetur nga gazetari Arlind Isa se si do të ndikonte rizgjedhja e Trump në Ballkanin Perëndimor, Hoti u shpreh:
“Shqipëria ka një favor edhe nëse Trump arrin të zgjidhet president. Sërish SHBA-të do të projektojnë aleanca me ato që quhet dualiteti dhe besnikëria dhe ka vende që ka një pozitë specifike. Hapësira shqiptare në Evropën Juglindore apo polakët dhe përgjatë mandati të parë, SHBA-të përthelluan prezencën e tyre në këto vende. Çështja shqiptare ka një pozitë specifike në këndvështrimin e politikës të jashtme amerikane dhe kjo do të vazhdojë e pandërprerë edhe nëse Trump vazhdon. Mund të ketë një tërheqje të Amerikës, gjë që nuk besoj se do të ndodhë, një lloj influence psikologjike në Serbi dhe trajta tensionimi të vazhdueshëm ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor por çështja shqiptare do të jetë në fokusin e Amerikës. Qëndrimi amerikan për shqiptarët nuk do të ndryshojë.”/abcnews.al


