Të paktën 50 palestinezë u vranë dhe 100 mbetën të plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Khan Yunis që nga mbrëmja e së dielës, tha të hënën për Reuters zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qidra.
Banorët thanë se bombardimet nga ajri, toka dhe deti ishin më intensivet në Gazën jugore që nga fillimi i luftës në tetor.
Izraeli nisi një ofensivë javën e kaluar për të marrë në kontroll Khan Yunis, për të cilin tani thotë se është selia kryesore e militantëve të Hamasit përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz.
/abcnews.al