Ushtria izraelite ka vrarë komandantin e Hamasit në një sulm ajror ndaj qytetit të Gazës gjatë natës.
Hamasi konfirmoi sot vdekjen e komandantit të Brigadës për Gazën veriore, Izz al-Din al-Beik.
Sipas Hamasit, al-Bik më herët kishte shërbyer si shef i inteligjencës së kësaj brigade dhe ishte një nga komandantët e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Më 10 nëntor 2023, pasi Izraeli vrau komandantin e atëhershëm të Brigadës për Gazën veriore, Ahmed Gandur, al-Bik mori drejtimin e njësisë.
Hamasi tha se al-Bik e kishte udhëhequr këtë brigadë në luftimet kundër forcave izraelite gjatë gjithë luftës.


