VIDEO/ Kapen 2.6 ton kokainë në Kolumbi, kishte destinacion Evropën. Dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik

schedule21:10 - 20 Janar, 2024

schedule 21:10 - 20 Janar, 2024

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi prej 2.6 ton kokainë, të fshehur mes kutive me banane. Sekuestrimi i parë u bë gjatë kontrollit të kontejnerëve të mallrave që ndodheshin në portin e Santa Martës.

Në vend u kontrollua një kontejner që u raportua se ishte një ngarkesë me banane me destinacion Vlissingen, Holandë. Ndërsa operacioni i dytë u krye në port nëpërmjet inspektimit të një ngarkese me banane që kishte si destinacion përfundimtar portin e Antwerpen, Belgjikë.

Sipas mediave vendase, nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastër të jetë për trafikantët e të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!