Ka qenë një ndeshje mahnitëse në “Niko Dovana”, ku Teuta barazoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-2.
Tirana ka arritur të gjejë golin e parë në minutën e 24’ falë një perle të Lushkjas nga jashtë zone. Shifrat u dyfishuan për bardheblutë në minutën e 50’ të pjesës së dytë, ku Abazaj përfundoi një aksion të bukur nga e djathta.
Por Teuta nuk u dorëzua. Vetëm për tre minuta, durrsakët barazuan gjithçka. Dy gola nga Lloci i heqin fitoren nga duart Tiranës.
Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Teuta mbetet ende në vendin e fundit me 17 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e parë të Tiranës
Shikoni goline dytë të Tiranës
Shikoni golin e parë të Teutës
Shikoni golin e dytë të Teutës