Sulm me raketa në Kharkiv, raportohet për viktima

schedule08:28 - 18 Janar, 2024

schedule 08:28 - 18 Janar, 2024

Rusia goditi me raketa një zonë pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë një person dhe dëmtuar një institucion arsimor. Guvernatori Oleh Syniehubov shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se qyteti Chuhuyev, në juglindje të Kharkiv, u përball me dy sulme ruse.

Një punonjëse e termocentralit të ngrohjes u vra dhe një tjetër person u plagos nga sulmet.

Një tjetër kanal i rrjetit Telegram, i mbikëqyrur nga komandanti i garnizonit ushtarak të Kharkiv, tha se ushtria ruse kishte përdor raketa të modelit S-300 në sulmet ndaj Ukrainës. Të martën, dy raketa ruse goditën një lagje banimi në Kharkiv, duke plagosur 17 persona.

Qyteti është objektiv i shpeshtë i sulmeve të Kremlinit, por nuk ka rënë në duart e ushtrisë ruse gjatë agresionit 22-mujor të Rusisë ndaj Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!