Foltorja “dirigjon” kaosin në Komisione dhe Parlament/ Kushi: S’jemi të lumtur me një situatë të tillë

schedule20:33 - 17 Janar, 2024

schedule 20:33 - 17 Janar, 2024

TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mediave, Evis Kushi, e ftuar në “Real Story” tha se nuk është përgjegjësi e mazhorancës për gjendjen dhe aktet që prodhon “opozita e dëshpëruar”.

Ajo tha se demokratët sherrin e kanë mes llojit të vet dhe jo me socialistët. Kushi shtoi se nëse opozita mendon se janë shkelur të drejtat e saj, ndryshmet e rregullores për komisionet hetimore t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Problemi është mes tyre, nuk është me ne. Ne nuk jemi të lumtur me një situatë të tillë, as krenarë nuk jemi për një situatë të tillë. Ne i kemi kërkuar të riformulojmë kërkesën e tyre, për t’u përshtatur me ligjin. Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese se si duhet të jetë formulimi dhe kërkesa për një komision hetimor. Duhet të këtë një indicie reale. Pse nuk e çojnë në Gjykatën Kushtetuese, refuzimin që iu bëjmë. Ne kemi tjetër përgjegjësi, ne kemi përgjegjësi të miratojmë ligje. Ne kemi afate.”, theksoi ajo./n.m.abcnews.al