Dy persona humbën jetën dhe 77 u plagosën pas një shpërthimi në një duzinë ndërtesash, duke shkaktuar dëme masive, në një nga qytetet më të mëdha të Nigerisë, Ibadan.
Banorët e qytetit dëgjuan një shpërthim të fortë, duke shkaktuar panik dhe shumë të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Mëngjesin e sotëm, forcat e sigurisë rrethuan zonën, ndërsa personeli mjekësor dhe ambulancat ishin në gatishmëri.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
/abcnews.al