Shkoi në Zvicër për të siguruar bukën e gojës, sot rrëmben çmime/ Fotografi shqiptar: Gjithçka ndryshoi pas një telefonate

schedule09:48 - 17 Janar, 2024

schedule 09:48 - 17 Janar, 2024

Fotografi shqiptar, Afrim Nevzadi ka një histori jete shumë të veçantë, të cilën e ka ndarë në një lidhje me Skype nga Zvicra për “ABC e Mëngjesit”. Ai ka emigruar për të siguruar jetesën dhe në fillim e ka pasur shumë të vështirë përshtatjen. Mirëpo, sot Afrimi ka fituar shumë çmime për fotografitë e tij.

Afrimi ka ndarë me të gjithë disa nga momentet më të rëndësishme që shënjuan karrierën e tij si fotograf, që nga blerja e aparatit të parë dhe deri te çmimi i parë që kishte rrëmbyer pa e ditur, që ishte pjesë e konkursit.

“Unë drejt Zvicrës jam larguar në fillim të viteve ’90 kur për shqiptarët nuk ishte një situatë fort e mirë. Aparatin e parë e kam blerë me kursimet e para, sepse vitet e para për mua ishin të vështira, sa të integrohesha.

Mu desh gati 10 vite që të bleja një aparat gjysmë profesional. Pastaj me këtë punë nisa të merresha nga viti 2010, bëja shkrepjet e mija. Edhe kuptova që mungonte diçka, jeta, ngjyrimi fotografisë. Edhe bleva një aparat profesional. Kam bërë një shkollë për fotografi këtu në Zyrih të Zvicrës ku arrita të gjeja veten.

Kam fituar çmim për fotografinë, pa e ditur fare që isha në konkurs, vetëm kur më marrin në telefon dhe më thonë që je fitues.

Fotografi gjithmonë është në rrezik, sepse harron se çfarë bëhet majtas apo djathtas kur ka synimin të bëjë foto”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!