Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosovë, gjykata speciale do ngrejë akuzat e para në fund të vitit

schedule16:32 - 22 Tetor, 2019

schedule 16:32 - 22 Tetor, 2019

Në fund të këtij viti priten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale thonë avokatët në Kosovë. Javët e fundit janë intensifikuar ftesat që po u bëhen ish luftëtarëve të UCK-së nga Dhomat e Specializuara.

Ditëve të fundit janë shtuar ftesat nga Gjykata Speciale për ish luftëtarët e UCK-së. Sot të ftuar për intervistim nga Haga janë ish rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi dhe ish ushtari i UCK-së Jetullah Krasniqi.

Një ditë më parë ftesë për intervistim i ka ardhur edhe ish komandatit dhe njërit prej themeluesve të UCK-së Azem Syla. Avokati mbrojtës i tij Besnik Berisha nuk ka njoftuar se në cfarë cilësie është ftuar  ish-deputeti i PDK-së në Hagë.

Ky intensifikim i aktivitetit të prokurorëve të dhomave të specializuara  për avokatin Tahir Rrecaj nënkupton se se faza e hetimit do të mund të përfundoj më shpejt. Ai madje thotë se fundi i këtij viti mund të ketë edhe akuzat e para  për personat e dyshuar.

Besoj që fundi i këtij viti apo edhe fillimi i vitit ardhshëm mund të ketë edhe aktakuzat e para për shkak se dhomat e specializuara janë themeluar para 4 vitesh dhe kanë mbetur edhe një vit për përfundimin e mandatit fillestar”, tha avokati Tahir Rrecaj.

Sipas avokati tjetër Gazmend Halilaj, të ftuarit e kësaj gjykate, nuk duhet të frikësohen t’i përgjigjen thirrjeve të saj.

“Vetëm gjatë këtij muaji është rreth 30 numri i të ftuarve nga Dhomat e Specializuara”, tha avokati Gazmend Halilaj.

Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e pasluftës të ndodhura në periudhën qershor 1999 dhjetor 2000. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë po themelimit të kësaj gjykate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!