“Një vendim moral dhe i drejtë”, kështu e cilësoi ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz, vendimin e Këshillit të BE-së për të shtuar liderin e Hamasit në listën e personave që i nënshtrohen sanksioneve.
Ndërsa falënderoi Brukselin për vendimin e dhënë, gjithashtu u shpreh se lufta e Izraelit deri në zhdukjen e Hamasit nuk ndalet.
Izraeli gjithashtu ka reaguar edhe për sulmin në Libanin jugor, një ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
“Ishte një nga sulmet më të mëdha të kryera që nga fillimi i luftës dhe u përfundua në vetëm pak minuta”, kështu e përcaktoi një oficer i komandës veriore të Izraelit, i cituar nga mediat, operacionin e kombinuar të artilerisë dhe të forcave ajrore të nisur sot në Libanin jugor kundër objektivave të Hezbollahut.
Sulmi i cili ndodhi pas lëshimeve të përsëritura nga përtej kufirit, goditi dhjetëra pozicione të milicisë shiite në Wadi Saluki, në Libanin jugor.
/abcnews.al/