Mourinho jashtë, Roma përgatitet për Antonio Conte në fund të sezonit

schedule13:47 - 16 Janar, 2024

schedule 13:47 - 16 Janar, 2024

Roma mori sot një vendim drastik duke pushuar nga puna trajnerin portugez, Jose Mourinho, shkak i rezultateve të dobëta.

Vendin e tij deri për në fundin e sezonit pritet ta zejë ish-lojtari legjendar, Daniele De Rossi. Megjithatë, Roma po punon për në qershor, për një emër të madh në stolin e tyre.

Sipas “La Repubblica”, pronari Friedkin është kthyer nga Antonio Conte. Ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes tyre, por ende nuk ka pranuar Conte një ofertë të pronësisë amerikane të Romës.

Në fakt, që Conte të jetë në dispozicion të një klubi, ai dëshiron një merkato potente, dhe për këtë gjë Friedkin duhet të bëjë llogaritë mirë. Në fund të fundit, ishte një kërkesë edhe e Mourinhos në fillim./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!