KPK e konfirmoi në detyrë, kërkohet shkarkimi e Artan Madanit

schedule15:16 - 22 Tetor, 2019

schedule 15:16 - 22 Tetor, 2019

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Kavajës Artan Madani.

Sipas komisionerit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.

Komisioneri Publik ka ardhur në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, për vlerësimin e pasurisë si dhe ka cenuar besimin e publikut.

Komisionerit Publik ka konstatuar se, Madani nuk ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm të dhënat e pasurisë, si dhe nuk ka shpjeguar në mënyrë të besueshme burimet e ligjshme për krijimin e të ardhurave të ligjshme, për pasuritë në pronësi të tij.

Gjithashtu Komisionerit Publik në arsyetimin e ankimit drejtuar KPA thotë se , Artan Madani është përpjekur të fshehë ose të pasqyrojë në më mënyrë të pasaktë pasuritë në përdorim të tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në Korrik të këtij viti./abcnews.al