Vrasja në Shkodër, zbulohen pista të reja hetimi

schedule14:47 - 22 Tetor, 2019

schedule 14:47 - 22 Tetor, 2019

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Dukagjin ku u gjet i vrarë Lazër Pjetrushi, 55 vjeç.

Blutë e Shkodrës njoftojnë se për krimin në fjalë kanë arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë, i cili është 26 vjeçari Marash Arra.

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkak të konfliketeve familjare mes asaj të autorit dhe viktimës. Por abcnews.al ka mësuar se një tjetër pistë ku prokuroria po heton, është edhe ajo për çështje droge.

“Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër”, bën me dije policia.

Njoftimi i policisë:

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

M. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al