Gjasula: Mungesa e fitores po na nxin jetën, Dusseldorfi nuk është Bayerni

schedule14:22 - 22 Tetor, 2019

schedule 14:22 - 22 Tetor, 2019

Paderborn dështoi edhe përballë Kolnit. Ekipi i Klaus Gjasulës u mposht 3-0 në transfertë dhe vazhdon të mbyllë renditjen me vetëm 1 pikë pas tetë javëve të para.

Në një prononcim për mediat gjermane, kapiteni i Paderbornit tregon problemet e skuadrës së tij dhe fton shokët të reagojnë. Ndeshja e radhës është në shtëpi përballë Fortuna Dusseldorf dhe Gjasula shpjegon se si arrihet te fitorja e shumëpritur.

Kundërshtarët janë treguar të aftë kundër nesh dhe na kanë bllokuar anësorët ofensivë. Nuk po arrijmë të zgjidhim problemin e golit dhe duhet të punojmë shumë në këtë aspekt. Di të them që fitorja e parë do të na forcojë psikologjikisht dhe do e marrim veten. Na mungon shumë ajo dreq fitoreje. Sigurimi i saj do të na sjellë më shumë guxim në skuadër.

Do të bisedojmë shumë me njëri-tjetrin, nuk mund të humbasim besimin në këtë moment. Humbja të shkakton probleme, teksa besimi të bën të arrish gjithçka. Duhet të fitojmë me çdo kusht kundër Dusseldorfit. Luajmë në shtëpi dhe nuk kemi Bayernin përballë. Ia dalim nëse japim të gjithë 100% dhe ‘hamë barin’“, përfundon mesfushori i kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!