Reforma Zgjedhore/ Iljazaj: Në interes të opozitës. Balliu: Basha s’bëhet dot opozitar. Ndryshe nga Berisha, shiti opozitën dhe mbrojti veten

schedule23:12 - 12 Janar, 2024

schedule 23:12 - 12 Janar, 2024

Këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” është zhvilluar një debat mes politologut, Ervis Iljazaj dhe ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu nisur nga çështja e Reformës Zgjedhore. Iljazaj theksoi se reforma është në interes të opozitës ndërsa Balliu thotë se Basha nuk mund të jetë opozitar.

Ervis Iljazaj: Reforma Zgjedhore është interes i opozitës, ndërsa bojkoti është në favor të Ramës. Lul Basha kërkon të ndryshojë sistemin elektoral. Ai i ka çuar propozimet. E kam dëgjuar shpesh këtë, çfarë është opozita? Hajde ta përkufizojmë. Me që ju e quani këtë çfarë keni arritur deri tani?

Klevis Balliu: Ne këtu mund të bëjmë 300 emisione, po ti Lulin opozitar nuk e bën dot. Është duke bërë pazar në emër të kësaj partie dhe unë si opozitar nuk mund ta tolerojë. Pazar është me inceneratorët, pyet Tabakun. Unë të ftoj ty nga 2021 dhe deri më sot të më gjeni një deklaratë të Lulit për inceneratorët dhe nuk i gjeni dot.

Kjo që po ndodh sot me liderin e opozitës, Sali Berishën, është çështje që akuzuar dhe vetë Basha. Luli nuk është budalla dhe e di që goditja për Sali Berishën është goditje për opozitën. Ndryshe nga Berisha, shiti opozitën dhe mbrojti veten e vet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!