Bie poshtë “pista” Sevilla, “bomberi” i Chelsea pranë huazimit te Burnley

schedule10:16 - 12 Janar, 2024

schedule 10:16 - 12 Janar, 2024

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, te “gjigantët” e futbollit norvegjez, Molde, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, David Datro Fofana hodhi hapin e madh, në karrierë, duke u transferuar te “Blutë” e Chelsea, në Premier League, me këta të fundit, që derdhën në arkat e “vikingëve” plot 12 milionë euro, për 20-vjeçarin.

Asokohet shihej si një zëvendëseus i “bomberit” të Kombëtares sonë, Armando Broja, i cili pësoi dëmtimin katastrofik vetëm 1 javë para transferimit të Fofana dhe me rikthimin e “legjionarit” në fushë, sulmuesi afrikan u huazua drejt skuadrës së Union Berlin, në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga.

Mirëpo, në Gjermani, 21-vjeçari nuk arriti të shkëlqente, teksa në 17 paraqitjet e zhvilluara me kryeqytatisti arriti të shënonte vetëm 2 gola, si dhe të dhuronë vetëm 1 asist, shifra këto të pakënaqshme që shtynë klubet të ndërprisnin marrëveshjen e huazimit, me talentin nga Bregu i Fildishtë, që u rikthye këtë të enjte, në Londër, megjithatë nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë aty.

Duke përfituar dhe nga merkato e janarit, që prej 10 ditësh është e hapur, “Blutë” e Chelsea kanë vendosur ta huazojnë sërish sulmuesin e talentuar, teksa fillimisht u përfol për një kalim, tek “Andaluzianët” e Sevilla, në La Liga, mirëpo sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano kjo “pistë” dështoi dhe tashmë “bomberi” afrikan pritet të huazohet, te skuadra e Burnley deri në fundin e këtij sezoni. /i.m /abcnews.al