Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, 44-vjeçari fshihte në banesë pistoletë dhe municion luftarak. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar nga autoritetet arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë 44 vjeçari. Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/