Gjithçka zyrtare, Leonardo Bonucci firmos me “gjigantët” e Fenerbahce

schedule21:36 - 11 Janar, 2024

schedule 21:36 - 11 Janar, 2024

Kalimi te gjermanët e Union Berlin u konsiderua, si një lëvizje përfekte, për “veteranin” italian, të qendrës së mbrojtjes, Leonardo Bonuçi, mirëpo, vetëm 10 prezenca në fushën e blertë, në 23 përballjet e zhvilluara të kryeqytatsve gjermanë në të gjitha kompeticionet, nuk mjaftojnë për 36-vjeçarin, kampion në fuqi të Evropës, me “Të Kaltërit” e Italisë.

Për këtë aryse, Bonuçi është në kërkim të një klubi të ri dhe pas dështimit të kalimit, te Roma, tashmë italiani ka nisur kontaket me një tjetër klub, me po aq histori dhe eksperiencë, në Evropë, si “Verdhekuqtë” e Serie A, mirëpo që luajnë në një kampionat jo aq prestigjioz, sa elitarët e Italisë.

Bëhet fjalë, për “gjigantët” turq të Fenerbahce, me “Fenerët e Verdhë”, që po garojnë kokë më kokë, me rivalët e Galatasaray, për trofeun e Superligës turke dhe jo vetëm, pasi janë gjithashtu në garë, për fitimin e trofeut, të UEFA Conference League, si dhe të Kupës së Turqisë dhe afrimi i qendërmbrojtësit italian vlerësohet jo pak, kjo për shkak edhe të eksperiencës së tij.

Këtë të enjte ka ardhur dhe zyrtarizimi, te “gjigantët” turq, teksa sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, ish-qendërmbrojtësit i Inter, Juventus, Milan e Union Berlin ka firmosur kontratën, me “Fenerët” e Stambollit, kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e këtij viti. /i.m /abcnews.al