“Festojnë” tifozët e Milan, Rade Krunic transferohet për 5 milionë euro te Fenerbahce

schedule16:56 - 11 Janar, 2024

schedule 16:56 - 11 Janar, 2024

as shumë e shumë kërkesash të tifozëve të Milan, bordi i “Djajve” ka vendosur t’ua plotësoje “dëshirën” mbështetësve të tyre dhe mesditën e kësaj të enjteje ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit boshnjak, Rade Krunic, drejt “gjigantëve” turq të Fenerbahce, lëvizje kjo që pritej të ndodhte, që në merkaton e verës.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, akordi mes palëve është arritur dhe boshnjaku do jetë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Turqisë, me këta të fundit, që pritet t’i paguajnë “Djajve” një shifër, midis 4.5 e 5 milionë eurosh, për kartonin e 30-vjeçarit.

Përveç gazetarit italian, lajmin për transferimin e Krunic e ka konfirmuar edhe CEO i Milan, Giorgio Furlani, i cili gjatë dhënies së “lamutmirës” pas largimit, nga “Kuqezinjtë” i ka uruar boshnjakut fat të mbarë, teksa ka shtuar se shpreson, që të arrijë të fitojë trofe të shumtë, me “Fenerët e Verdhë”, të Stambollit. /i.m /abcnews.al