Reforma zgjedhore, PD premton votat/ Kthupi: Komisioni mund të arrijë konsensus deri në mars

schedule15:05 - 11 Janar, 2024

schedule 15:05 - 11 Janar, 2024

Rezart Kthupi, sekretari i reformës zgjedhore në PD, ka një përgjigje për mazhorancën lidhur me afatin për reformën zgjedhore dhe 84 votat e nevojshme që do të duhen për ta miratuar atë.

Në një intervistë në abc neës ai tha se nuk po bëhen pengesë për reformën zgjedhore. Sipas Kthupit nëse do të ekzistojë vullneti i palëve komisioni mund të prodhojë një draft me konsensus deri në mars, ndersa PD do ti bashkojë votat me mazhorancën, për një reforme që u vlen të dyja partive.

Sipas Kthupit, kjo do të arrihet pa kërkuar asgjë në këmbim, pasi ka ikur koha e kompromiseve.

Në nëntor 2023 Pd ka paraqitur 3propozimet e saj për sistem proporcional kombëtar, lista të hapura dhe votë elektronike të diasporës./abcnews.al