Blindohet Vlora/ Sokol Sinomati me leje të posaçme nga burgu për t’i dhënë lamtumirën të birit

schedule10:55 - 9 Janar, 2024

schedule 10:55 - 9 Janar, 2024

Rreth 100 forca të policisë dhe RENEA ndodhen sot në Vlorë. I ati i  Gëzim Sinomatit, 23-vjeçarit që u vra në Vlorë, Sokol Sinomati ka mbërritur nën masa të forta të sigurisë në Vlorë. Sokol Sinomati ka marrë leje të posaçme për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore. 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua më 7 janar me snajper, do të përcillet sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë tronditi Vlorën, pak ditë më parë. I riu u dyshohet se u qëllua me snajper nga një automjet në lëvizje. Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e krimit, u gjet e djegur nga policia, pak kohë më vonë. Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sipas policisë, autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ndërsa në automjetin e djegur është gjetur edhe një bllok betoni, që mendohet se është përdorur nga autori për të mbajtur ekuilibrin.

/abcnews.al/