Reali i Madridit e ka humbur durimin me Zinedine Zidane. Trajneri francez rrezikon seriozisht shkarkimin. Nga Spanja vjen skenari i bujshëm për stolin e “Los Blancos”.
El Mundo Deportivo raporton se ndeshja e mesjavës kundër Galatasarayt do të përcaktojë fatin e Zidane. Humbja kundër Mallorcës në kampionat e ka tërbuar presidentin Perez.
“Merengues” do të zbresin nesër në fushë për Champions League. Në Stamboll nuk ka alternativa përveç fitores. Reali numëron vetëm një pikë në dy javët e para dhe nuk falen gabimet kundër ekipit të Fatih Terim.
Nëse Reali nuk fiton në kryeqytetin turk, Zidanen e pret shkarkimi dhe në vendin e tij pritet të ulet Jose Mourinho. Portugezi ka drejtuar klubin spanjoll gjatë viteve 2010-2013 dhe mbetet i preferuari i Florentino Perez. /abcnews.al
Situación límite para Zidane en Estambul… con Mourinho en la recámara https://t.co/A7bIy3faE7
— EL MUNDO (@elmundoes) October 20, 2019