Nëna “heroinë” me 10 fëmijë/ Fier, çifti i bashkëshortëve rrëfen emocionet dhe sfidat

schedule15:49 - 5 Janar, 2024

schedule 15:49 - 5 Janar, 2024

Idajeti po përmend emrat e 10 fëmijëve të tij. Bashkë me Katerinën bashkëshorten e tij janë bërë prindër për herë të parë në moshë fare të re. Fëmija i parë Resuli, lidni kur Katerina ishte vetëm 15 vjec. Lidhja e tyre lindi nga dashuria.

Familja me 12 anëtarë jeton në Levan të Fierit. Katerina është 31 vjeç dhe po rrit 10 fëmijë.

Më i vogli prej tyre është Floriani, që ka ardhur në jetë në qershor të 2023. Nëna e re thotë se rritja e tyre është e veshtirë

Idajeti është burim kryesor i të ardhurave për familjen e tij.

E ndihmojnë dhe dy fëmijët më të rritur që kanë nisur të bëjnë të njëjtën punë si ai.

Të gatuash për 10 fëmijë nuk është aspak e thjeshtë, por Katerina e ka gjetur zgjidhjen.

Fëmijët më të mëdhenj ndihmojnë prindërit në rritjen e të vegjëlve.

Më të rriturit e kanë lënë pas fëmijërinë, më të vegjlit nuk kanë shumë lodra si bashkëmoshatarët e tyre, por ditën e kalojnë mes gëzimeve të moshës

Katerina dhe Idajeti janë të lumtur me familjen e tyre që tashmë e shohin të plotësuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!