Vërshon përroi i Çullos në Gjirokastër, 30 shtëpi në rrezik

schedule11:30 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 11:30 - 28 Dhjetor, 2017

Përroi i Çullos në Gjirokastër ka dalë nga shtrati pas reshjeve të mëdha të shiut. 30 shtëpi të qytetit të Gjirokastrës janë të rrezikuara.

Banorët janë të alarmuar. Perrroi që shtrihet midis Lirishtes dhe Qafës së Spitharit kanë vërshuar me tërbim. Siç shikoni dhe nga pamjet më vete ai ka sjellë inerte që kanë shkatërruar urën dhe bllokuar rrugën. 30 shtëpi rrezikohen të përmbyten.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami doli para gazetarëve dhe foli për ndërhyrje provizore në shtartin e përroit. Por që nuk zgjidh përfundimisht problemin. Rami thotë se nuk ka buxhet për të mbuluar shpenzimet që duhen për rehabilitimin e tij.

Gjirokastra përshkohet nga 10 përrenj. Historia ndër vite ka treguar se zemërimi i përroit të Çullos është dhe më i rëndi, pasi presioni i tij është më i madh krahasuar me përrenjtë e tjerë. Ka ndodhur që ai ka vërshuar edhe brenda në qytetin e Gjirokastrës. Kjo është hera e dytë që përroi del nga shtrati brenda një kohe të shkurtër. Jo rastësisht gjirokastritët kujtojnë shprehjen e të parëve, e pyetët Çullon para se të ndërtoni?/abcnews.al