FIER- Abc News ka siguruar foto se si Dan Hutra me tre të dëbuar të tjerë tentuan të vënë në jetë planin për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Ata kanë nisur të presin zgarësn e hekurit të dritares me mjete të improvizuara, por plani i tyre ka ngecur pasi autoritete kanë reaguar në kohë duke i kapur në flagrancë.
Dan Hutra panin për tu arratisur e kishte planifikuar me të dënuarit Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.
Sakaq, gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë është konstatuar se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht; një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara./ abcnews.al