Fati i Ervis Martinaj? Balla: Policia ka shumë informacion, por …

schedule13:19 - 4 Janar, 2024

schedule 13:19 - 4 Janar, 2024

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, Ministri Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo cështje ka qenë një prej cështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj cështje, mezi pres të dal para jush.

Eshtë një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithcka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret” tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!