Që nga dita e parë e vitit 2024, klauzola e blerjes së sulmuesit argjentinas Paul Dybala, ra nga 20 milionë në 13 milionë euro, por me disa kushte të cilat i ka zbuluar media italiane “Gazzetta dello Sport”.
Kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë dhe e vetmja mënyrë që Roma mund ta evitojë largimin e Dybalas, është që t’i paguajë atij një dëmshpërblim që varion nga 3 deri në 5 milionë euro.
Së fundmi është raportuar që interesim të madh për shërbimet e 30-vjeçarit ka shprehur klubi arab Al-Nassr, aty ku luan Cristiano Ronaldo, me të cilin Dybala kishte pasur një partneritet të shkëlqyer gjatë kohës kur dyshja luanin për Juventusin.
Kujtojmë se Dybala është transferuar tek Roma si lojtar i lirë rreth një vit e gjysmë më parë dhe u largua nga Juventusi pas plotë shtatë vitesh.
Megjithatë, pas 293 ndeshjeve, 115 golave dhe 48 asistimeve, Dybala e ndjente se kishte ardhur koha për një aventurë të re.
Dybala përfundoi në Romë kundër vullnetit të tij në verën e vitit 2022 dhe më pas shpërtheu nën drejtimin e Mourinhos pasi shënoi 22 gola dhe dhuroi 14 asistime në 53 ndeshje./ h.ll/abcnews.al