2023 ishte përkohësisht viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar në Britani, njoftoi këtë të martë Zyra Met, duke treguar ndikimin gjithnjë në rritje të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në temperaturat mesatare të regjistruara në vend.
Valët e të nxehtit në qershor dhe shtator, si dhe temperaturat mbi mesataren e regjistruar në tetë nga 12 muajt e vitit të kaluar, shënuan rekord, sipas Zyrës Met.
“Ora e klimës në Mbretërinë e Bashkuar është e qartë. Ndryshimet klimatike po ndikojnë në rekordin e temperaturës së Britanisë në terma afatgjatë”, tha shefi i shkencës së Met Office, Mike Kenton.
Bazuar në leximet e përkohshme për vitin 2023, temperatura prej 9.97 gradë Celsius ishte pak më poshtë se 10.03 gradë Celsius e vitit 2022 dhe mbi 9.88 gradë Celsius e 2014-ës, tha Zyra Metologjike e Britanisë./abcnews.al