Xi Jinping: Ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm

schedule09:02 - 1 Janar, 2024

schedule 09:02 - 1 Janar, 2024

“Ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm”. Kështu u shpreh tha presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin e tij të Vitit të Ri të dielën, duke pasur një ton më të fortë se vitin e kaluar.

“Ribashkimi i atdheut është një pashmangshmëri historike,” tha Xi, shkruan Reuters.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit po zhvillohen në një kohë të marrëdhënieve të ashpra midis Pekinit dhe Taipeit. Kina ka rritur presionin ushtarak për të pohuar pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike.

Kina e konsideron Tajvanin si “territorin e saj të shenjtë” dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vënë atë nën kontrollin kinez, megjithëse Xi nuk përmendi kërcënimet ushtarake në fjalimin e tij të transmetuar në televizionin shtetëror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!