Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ekstradohet “killeri”, Ruben Saraiva mbërrin në Shqipëri

schedule11:03 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 11:03 - 31 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Portugezi Ruben Saraiva, i cili dyshohet si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulajn në prill të këtij viti, është ekstraduar nga Maroku në Shqipëri.

Ai ka mbërritur paraditen e kësaj të diele në Aeroportin e Rinasit.

Portugezi u arrestua në maj dhe ka qëndruar i burgosur në Marok. deri sa autoritetet dhanë dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

ABC News, të shtunën publikoi një foto të portugezit në Marok, i cili iu dorëzua ekipi të policisë shqiptare.

Ai do të përballet me drejtësinë shqiptare me akuzën e vrasjes dhe grup i strukturuar kriminal/ n.m. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!