Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ultimatumi i Zidane: Boll më, nuk mund të luajmë kështu!

schedule11:58 - 20 Tetor, 2019

schedule 11:58 - 20 Tetor, 2019

Real Madrid pësoi humbjen e parë në kampionat kundër Mallorcës. Ekipi i Zidane humbi 1-0 në ishull dhe i dorëzoi vendin e parë Barcelonës. Pavarësisht mungesave të shumta, loja e dobët e “Los Blancos” nuk justifikohet.

Trajneri francez i bën thirrje lojtarëve të reagojnë. Një paraqitje e tillë është e papranueshme dhe ekipi duhet të tregojë vazhdimësi në lojë e rezultate.

Problemi më i madh është që duhet të tregojmë çdo tre ditë që jemi të fortë. Po hasim vështirësi dhe nuk po arrijmë ta tregojmë forcën tonë. Kemi nevojë për vazhdimësi dhe duhet të tregojmë në fushë që jemi një ekip i madh. Nuk mund të luajmë më si kundër Mallorcës.

Nuk po them që jam i shqetësuar, nuk më pëlqen ta përdor një fjalë të tillë, thjeshtë kemi nevojë për vazhdimësi. Duhet të luajmë me intensitet dhe nuk e bëmë diçka të tillë kundër Mallorcës“, përfundon trajneri i Realit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!