Bayern Munich do të duhet t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Niklas Sule për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi gjerman konfirmoi sot në mëngjes se Sule ka këputur ligamentin e gjurit të majtë.
24-vjeçari luajti vetëm 12 minuta të shtunën në barazimin 2-2 kundër Augsburg-ut. Dëmtimi e detyroi ta linte shumë shpejt fushën e lojës dhe tanimë bëhet me dije se që sot mbrojtësi të kryejë operacionin në gju.
Sule është hera e dytë që vuan nga ky dëmtim. Kujtojmë se në sezonin 2014/15 qëndroi 7 muaj jashtë fushave të blerta kur luante për Hoffenheim-in. Ky dëmtim e vendos në pikëpyetje edhe për Euro 2020, duke marrë parasysh dhe kohën e gjatë të rikuperimit, që mund të shkojë deri në 9 muaj. /abcnews.al