VIDEO/ Dhunoi gjyqtarin turk, ish-presidenti Koca pritet si hero pas daljes nga burgu

schedule22:56 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 22:56 - 27 Dhjetor, 2023

Tifozët e Ankaragucu pritën me entuziazëm ish-presidentin e klubit Faruk Koca, i cili u lirua nga burgu, pasi ky i fundit e kishte goditur gjyqtarin Halil Umut Meler.

Faruk Koca u lirua nga burgu, pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas ndeshjes mes MKE Ankaragücü dhe Çaykur Rizespor të luajtur në Superligën e Turqisë që u mbyll me rezultatin 0-0.
Koca pasi u lirua në mesditë dhe shkoi në shtëpi, ku u takua me tifozët verdhë-blu, të cilët vendosën të rrinë vigjilentë deri në lirimin e tij në mbrëmje.

Mijëra fansa e pritën Faruk Koca me fishekzjarre dhe treguan dashurinë për të.

Duke iu drejtuar fansave që i uruan mirëseardhjen, Koca kërkoi sërish falje për ngjarjet e ndodhura.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që keni dhënë ditë e natë këtu për 15 ditë. Më vjen shumë siklet dhe më vjen keq që kam shkaktuar një incident të tillë.

Unë kurrë nuk e mbroj këtë veprim që kam bërë. Të gjithë miqtë e mi që më njohin mund të jenë të sigurt se unë jam ndoshta personi i fundit që do ta kryej këtë veprim”, deklaroi ai./h.ll/abcnews.al