Këto ditë të fundit të vitit kontrollet e policisë në rrugë do të jenë të shtuara.
Monitorim do te kete në autostrada e akse të tjera ku ka fluks lëvizjesh.
Përveç shpjetësisë së lartë shkaqet e aksidenteve janë të shumta.
Gjergj Koliqi specialist i policisë rrugore thotë se rrezik përbën edhe perdorimi i gomave shumë të konsumuara. Për të shmangur këtë problematike ushtrohen kontrolle kryesisht ndaj mjeteve të tonzhit të rëndë.
Kalimi i këmbësorëve nga njëra anë në tjetrën të rrugës është një tjetër shkak.
Për të gjitha këto arsye aksidentet në rrugën e kombit kanë qënë të shpeshta e me pasoja të rënda. Përveç masave ndëshkuese efektivet e policise rrugore po punojnë edhe për ndërgjegjësimin e drejtusve te mjeteve.