MAMURRAS- Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup.
Ai ka dëshmuar në polici se një person i paidentifikuar e ka qëlluar me thikë, por nuk e ka identifikuar dot agresorin, për shkak të errësirës.
Sipas policisë, i plagosuri Taulant Tuga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe vijon puna për kapjen e autorit.