Policia amerikane është vënë në kërkim të një të dyshuari, pasi disa të shtënave me armë që u regjistruan në një qendër tregtare në Florida, gjatë blerjeve për pushime.
Një person u vra dhe një tjetër u plagos në Ocala të shtunën pasdite, ndërsa i dyshuari, 39-vjeçari Albert J. Shell Jr., kërkohet me akuzën e “vrasjes me paramendim të shkallës së parë” dhe “tentativës për vrasje”.
Viktima, 40-vjeçari David Nathaniel Barron, u gjet i vdekur pranë qendrës tregtare kur mbërriti policia.
Ndërkohë, sipas mediave një grua u qëllua dhe u plagos, ndërsa u dërgua në spital me lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al