Fëmijët e shtruar në Pediatrinë e QSUT u surprizuan kur në dritaret e dhomave panë të vinin babagjyshët.
Ishin djemtë e njësisë së kërkim – shpëtimit malor të cilët së bashku me disa studentë vendosën t’ua zbukuronin festat këtyre vogëlushëve që ky fundviti i gjen në spital duke marrë trajtim mjekësor.
Reinaldo Maloku, një prej djemve të kësaj njësie tregon për ABC News se në mendje i ka mbetur rasti i një djali që atë ditë kishte edhe ditëlindjen.
Njësia e kërkim shpëtimit malor është një grup vullnetarësh të cilët i vijnë në ndihmë edhe emergjencave civile. Reinaldo është ushtarak por thotë se në kjo njësi bashkon djem me profesione të ndryshme të cilët i bën bashkë pasioni për alpinizmin.
Gjatë ditëve në vazhdim, njësia e kërkim shpëtimit malor, do të organizojë nisma të ngjashme për fëmijët në disa spitale rajonale. Ndalesa e pare e ketyre djemve jashte Tiranes do te jete ne spitalin e Vlores per tua bere sa me te bukur festen femijeve qe po kurohen aty/abcnews.al