EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionëve me mallra kontrabandë/ Dalin detaje nga arrestimi i doganierëve në Kakavijë, në pranga dhe 6 të tjerë

schedule13:07 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 13:07 - 24 Dhjetor, 2023

Detaje të reja kanë dal nga arrestimi i dy doganierëve në Kakavijë, të cilët kundrejt shumave të parave lejuan të kalonin pa u kontrolluar disa kamionë me mallra.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dhe shtetasit me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës. Sakaq, në prangat e policisë kanë rënë dhe 6 të tjerë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë operative, përgjatë aksit rrugor Kakavijë – Fier kanë ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.

Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;

– Ardit Abria Doganier, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Kakavijë;

– Eliod Shurdhaj Doganier fizik në Degën Doganore Kakavijë;

– ⁠U bë shpallja në kërkim e shtetasit Arben Marvataj, me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë:

1. Fjodor Rucaj
2. ⁠Norion Spaho
3. ⁠Gramoz Shehu

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara);

1-Valter Dosti i datëlindjes 15.08/1983
2- Thanas Malaj id atëlindjes 16.07.1975.
3-Rigent Ismaili i datëklinsje s14.10.1982
4- Astrit Xhaxha id atëlindjes 05.08.1978.
5- Arjan Mustafaj i datëlindjes 14.05.1973.
6- Fatjon Osmani i datëlindjes 01.04.1984.

  • – ⁠U procedua në gjendje të lirë një tjetër shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Të kontrabandës me mallra të tjera”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!