Izraeli pretendon se ka arrestuar mbi 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik

schedule16:11 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 16:11 - 23 Dhjetor, 2023

Izraeli pretendon se ka arrestuar mbi 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik këtë javë.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA), shkruan Sky News.

Ata u arrestuan në Gaza, me disa “të dorëzuar vullnetarisht”, thuhej në deklaratë.

Deri më tani, Izraeli pretendon se ka arrestuar rreth 700 anëtarë të grupeve militante./abcnews.al