Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi dhe përfaqësuesi i Industrisë Fason, Pro Eksport Albania, Florian Zekja folën për biznesin fason.
Gjatë bisedës në studio, eksperti i ekonomisë nënvizoi se qeveria nuk mund të subvencionojë shoqatat, duke theksuar se biznesi fason duhet të përpiqet të kërkojë zgjidhje konkrete.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Industrisë Fason, Florian Zekja theksoi se Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë duhet të ulen me biznesit dhe të vazhdojnë dialogun për të përmirësuar situatën.
Pjesë nga biseda në studio:
Bardhi Sejdarasi: Në Shqipëri kemi edhe tregun informal dhe Banka e Shqipërisë nuk ka detyrim të kontrollojë sa para janë jashtë banke. Vetëm ato që kontrollohen.
Florian Zekja: Përderisa ne kemi qenë të suksesshëm dhe konkurrues në Evropë dhe tani vjen Banka të na japë si zgjidhje. Përse qeveria duhet të shkojë të marrë kredi jashtë? Banka e Shqipërisë boshatis depozitat dhe mund të kontrollojë më mirë tregun.
Bardhi Sejdarasi: Rritja e të ardhura është pjesë e biznesit të fasonerisë. Biznesi fason duhet të kërkojë diversifikimin e kontratave dhe duhet të përpiqet që me këto kushte që ka të kërkojë zgjidhje konkrete.
Florian Zekja: E mira është që Ministria e Financave dhe BSH të marrin studimin ta analizojnë, të ulen me biznesit dhe të vazhdojnë dialogun sa nuk jemi vonë. Sepse nëse vazhdojmë kështu situata e eksportuesve do të jetë shumë e rëndë.
/abcnews.al/