Vajza e ish-presidentit amerikan Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vizituan Izraelin sot, ku u takuan me zyrtarë lokalë dhe familje të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
“Është e rëndësishme të shohim me sytë tanë pasojat afatgjata të akteve barbare dhe të papërshkrueshme të kryera më 7 tetor.
Ne u takuam me familjet e pengjeve, duke përfshirë disa që janë ende në Gaza. Gjithashtu u takuam me disa liderë politikë të cilët janë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për problemet ekzistuese. Me vendosmëri, besim, pragmatizëm dhe kreativitet mund të arrihet ajo që më parë ishte e paimagjinueshme”, ka shkruar Kushner në rrjetin social X.
Unë dhe Ivanka do të lutemi që koalicioni për paqe, prosperitet, respekt dhe mirëkuptim të fitojë dhe të krijojë një të ardhme të ndritshme për njerëzimin”, theksoi ai.
/abcnews.al